E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Mitt Romney takim me komunitetin shqiptar

Ish-kongresisti shqiptaro - amerikan Joe DioGuardi dhe një delegacion i Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane (LQSHA) ka takuar kandidatin presidencial republikan në SHBA, Mitt Romney.
 

Në këtë takim në Nju Jork kanë marrë pjesë edhe anëtarët e bordit të LQSHA-së Zyhdi Karagjozi, Zef Balaj, Gjergj Dedvukaj, Agim Aliçkaj dhe Rifat Mehmeti. Ky takim me Romney u zhvillua në cilësinë e takimeve fondmbledhëse për fushatën presidenciale republikane.
 

Veprimtarët shqiptarë i shprehën mbështetjen kandidatit republikan Romney, i cili do të jetë në garën e ardhshme presidenciale me presidentin aktual Obama, që shkon për një mandat të dytë.
 

Komuniteti shqiptaro -amerikan në SHBA po bën fushatë të dyzuar, duke i dhënë mbështetje dy forcave politike Republikanëve dhe Demokratëve. Ata po marrin pjesë përmes mbështetjeve me fonde dhe kontribute të tjera.
 

Ky ishte ndoshta takimi i parë i kandidatit Republikan për President Mitt Romney, me komunitetin shqiptarë në SHBA.
Ku sipas bashkëbiseduesve në këtë takim, shqiptarët i kërkuan kandidatit Republikan Mitt Romnney të njihet më shumë me çështjen shqiptare. DioGuardi foli për shqiptarët dhe kontributin e tyre në SHBA.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›