E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Nanos, Arvizu takim-darkë me Ramën

Numri një i selisë rozë Edi Rama dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, të shoqëruara dhe nga bashkëshortet e tyre kanë darkuar mbrëmjen e sotme në një nga restorantet e Tiranës.

E ndërsa prania e bashkëshorteve le të kuptohet se ky takim ka qenë në kuadrin miqësor, nuk bien dyshimet që në darkën e tyre të kenë diskutuar edhe rreth situatës së politike të ditëve të fundit.
 

Takime - darka të tilla janë thuajse traditë muajt e fundit për ambasadorin amerikan në Tiranë, i cili të njëjtën gjë bëri pak javë më parë me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij.
 

Gjatë ditës së sotme opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza në distance, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku Rama i kërkoi edhe njëherë kryeministrit që të mos bënte shurdhin ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve për një president konsensual.
 

Ndërsa Partia Demokratike u kundërpërgjigj duke e akuzuar se po tenton te bllokoje parlamentin, për të bllokuar dhe marrje e statusit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›