Greqi, shpërthim në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme. 1 i vdekur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi godinën e ministrisë së punëve të brendshme në Athinë. Shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një pako bombë, ndodhi në zyrën e ndihmësit të ministrit Mihalis Krisohoidis. Mediat lokale flasin të paktën për një të vdekur dhe një të plagosur. Shpërthimi rrëzoi murin ndarës së zyrës së ndihmësit me atë të ministrit Krisohoidis, por sipas informacioneve të para ministri nuk gjendej në zyrë.