Hollande , kandidat për president në Francë
Ish-kreu i socialistëve francezë, François Hollande, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale sfiduesi i presidentit të tanishëm Nikolas Sarkozi. Zgjedhja e tij erdhi pas një balotazhi të partisë më të madhe opozitare.
Hollande sipas medieve franceze mori rreth 56% të votave kundrejt kandidates tjetër, ish-ministres së punës, Martine Aubry e cila i siguroi atij mbështetjen e saj. Në votimin e përzgjedhjes së Hollades si kandidatë për president morën pjes 3 milionë persona.
Pjesëmarrja është e mundshme për çdo francez i cili është i njohur me synimet e së majtës politike dhe paguan një tarifë prej një euro. Sarkozi, popullariteti i të cilit, sipas medieve franceze ka rënë ka rënë, së shpejti do të nisë fushatën e tij zgjedhore.