Dosja Gërdeci, prokuroria jep sot pretencën

Nga gjyqi i Gërdecit
TIRANE- Gjykimi i shumëpërfolur ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, i nisur në korrik të vitit 2009, në Gjykatën e Tiranës, eshte tashme në fazën përfundimtare.
Sot Prokuroria do te lexoje pretencesn per 29 te pandehurit e tragjedise qe shkakoi 26 viktima, 300 te plagosur dhe shkaterroi qindra banesa.
Treshja gjyqësore që shqyrtoi këtë dosje, pas afro 180 seancash, ia ka lene tashme fjalen prokurorise per paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Pretenca ishte caktuar te jepej ne datën 3 tetor, por per shkak te dosjes shume voluminoze dhe numrit te adh te te pandehurve ne te u kerkuar nje shtyrje dy javore e ketij afati.
Keshtu pritet qe seancën e sotme, trupa gjykuese do të njihet me qëndrimet e akuzës dhe kërkesat për fajësi apo jo ndaj 29 të pandehurve, mes të cilëve, biznesmenit Mihal Delijorgji, ish-drejtorit të fabrikës së demontimit, Dritan Minxolli dhe ish-kreut të MEICO-s, Ylli Pinari.