Hollande: Siria të mos përdorë armatim kimik

Presidenti i Francës, Fransua Hollande, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, se përdorimi i armatimit kimik do të ishte “arsye legjitime për ndërhyrje direkte”.
Këto komente zoti Hollande i bëri gjatë fjalimit vjetor për politikën e jashtme para ambasadorëve francezë në Paris.
Gjithashtu, Hollande ka theksuar se Franca do të njoh një qeveri të përkohshme të Sirisë, kur ajo të formohet dhe kërkoi nga kryengritësit që këtë ta bëjnë sa më shpejtë.