Nikoliç: Dialogu politik të fillojë sa më shpejt

Presidenti serb,Tomislav Nikoliç dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, kanë thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të ngritet në nivel politik sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nikoliç ka thënë se ka pasur dyshime se çka ka nënshkruar qeveria e mëparëshme dhe si pasojë e kësaj Serbia nuk ka mundur të marrë pjesë ne disa konferenca rajonale duke shtuar se megjithatë, ëndrra e çdo politikani serioz në Serbi është Bashkimi Evropian, raporton Tanjug.
Nikoliç dhe Kacin kanë shprehur nevojën që paqja dhe stabiliteti të karakterizojnë rajonin në mënyrë që, siç citohen të kenë thënë ata, qytetarët të kenë jetë më të mirë.