Hollande: Të ndalohet urgjent konflikti në Siri

Presidenci francez Francois Hollande, ka kërkuar ndalimin urgjetisht të konfliktit në Siri. Në çelje të takimit, miqtë e Sirirsë presidenti francez e quajti ndalimin e konfliktit “një nevojë njerëzore dhe politike”.
“Situata është kaq e rrezikshme sa regjimi atje nuk po gjen strategji tjetër veç dhunës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet inkurajuar të marrë sa më shpejt masa për një mbështetje më të madhe të planit të Kofi Ananit, si zgjidhja më optimale për daljen nga kriza”, tha Hollande.
Në takimin e organizuar nga miqtë e Sirisë, mungojnë megjithatë dy prej aleatëve më të rëndësishëm te Bashar al Assadit, Kina dhe Rusia.
Në takimin e Parisit, ashtu si edhe takimet parardhëse në Tunizi e Stamboll, liderët do të kërkojnë veprime më të ashpra kundër regjimit të Bashar al Assadit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimore pritet t`i inkurajojne shtetet e gjirit të bëjnë më shumë për vendosjen e sanksioneve globale ndaj Damaskut.
Ndërsa diplomacia përpiqet të gjejë një rrugëdalje nga kriza, bilanci i viktimave në terren vazhdon të rëndohet, duke mbërritur tashmë në gati 16.000 të vdekur që nga fillimi i revoltës.