E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Qeveritë të mos bllokojnë Internetin

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje qeverive që të mos e bllokojnë Internetin.

Duke folur në një konferencë në Ashgabat të Turkmenisë, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç, tha se Interneti duhet të jetë një forum i hapur dhe publik për lirinë e shprehjes.

Ajo, gjithashtu tha se nëse autoritetet janë të shqetësuara për sigurinë e shtetasve të tyre, ata duhet t`i përparojnë njohuritë për Internet dhe modelet vetërregulluese dhe nuk duhet ta përdorin bllokimin si mjet për qeverisjen e Internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›