E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande presidenti i ri i Francës, liderët botërore e urojnë

PARIS- Liderët botërorë e kanë uruar socialistin Fransua Hollande për fitoren e tij në balotazhin që u mbajt të dielën në Francë.

Presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e sapo zgjedhur të Francës, Hollonde, para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen këtë muaj në SHBA.

Angela Merkel gjithashtu e ka ftuar presidentin Hollonde në Berlin për bisedime, pavarësisht disfatës së aleatit të saj të ngushtë, Nikolas Sarkozi.

Kryeministri britanik Devid Kameron po ashtu e ka uruar Hollonde, duke u zotuar se do të punojnë së bashku për të forcuar lidhjet dypalëshe. Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë ishin të shpejtë në përgëzimin për presidentin e zgjedhur francez.

Kandidati i socialistëve Fransua Hollande, me 52 për qind të votave, u zgjedh dje presidenti i ri Francës.

Para qindra mbështetësve socialisti deklaroi dje se do të jetë president i të gjithë francezëve, edhe i atyre që nuk e kanë votuar. "Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falënderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidenti i të gjithëve”,- deklaroi Hollande.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet në Serbi, Tadic e Nikolic në balotazh Pasiguri politike në Greqi, sot Samaras merr mandatin për qeverinë Francë, Hollande: Do jem president i të gjithëve, Sarkozi: Përgjegjës për humbjen FOTO: Francë, Hollande presidenti i ri, festa në shesh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›