E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Serbi, Tadic e Nikolic në balotazh

TIRANE- Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend më shumë vota kanë fituar Boris Tadiç, nga Partia Demokratike, dhe Tomisllav Nikoliç, nga Partia Progresive Serbe.

Në zgjedhjet presidenciale Tadiç ka fituar 26.8 për qind të votave, ndërsa Nikoliç 25.6 për qind të tyre. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 20 maj.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Partia Progresive Serbe e Tomislav Nikolic ka fituar 24.1 përqind të votave që përkthehet me 73 vende në parlament, ndërsa Partia Demokratike e Tadiç ka marrë 22.4 për qind ose 68 vende në parlament. Ajo që i habiti të gjithë ishte rezultati i Partisë Socialiste të drejtuar nga ministri i Brendshëm Ivica Dacic, i cili fitoi 16 për qind të votave. Dacic zhvilloi një fushatë të ashpër, duke treguar nota të forta nacionalizmi, kulmin e të cilës e arriti arrestimi i tetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas parashikimeve, koalicioni qeveritar mund të drejtohet pikërisht nga Dacic. Pjesëmarrja në votimet serbe ishte 58.7 për qind.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›