E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande vizitë të papritur në Afganistan

KABUL- Presidenti francez, François Hollande mbërriti sot në mëngjes në Kabul për një vizitë të papritur disa orëshe në Afganistan, ku ai do të vizitojë veçanërisht trupat franceze, theksoi një gazetar.

Presidenti francez shoqërohej nga Jean-Yves Le Drian dhe Laurent Fabius, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Punëve të Jashtme, admirali, Eduard Guillaud, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe gjenerali, Benoit Puga.

Hollande, i cili mbërriti në Kabul në orën 04:00 GMT zhvillon vizitën e parë që prej zgjedhjes së tij më 6 maj. Ai vendosi të përshpejtojë tërheqjen e trupave franceze në këtë vend, por siguroi që prej mbëritjes së tij se kjo tërheqje do të bëhet e rregullt dhe e koordinuar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›