E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partneritet për të nxënët në Durrës

Ditë e hapur për të afruar biznesin me qendrën e trajnimit ishte aktiviteti që zhvilloi dje në Durrës shoqata vendase Albcontat, për të promovuar cilësinë dhe suksesin që vjen nga bashkëpunimi i shumë partnerëve në shërbim të tij.
Shërbimi cilësor i biznesit vjen më së miri nga qendrat e formimit profesional. Të paktën në profile të tilla si ai i pastiçerive apo brumërave, kërkesa e klientelës për shumëllojshmëri dhe cilësi të lartë prodhimi, është rritur. Bashkë me të, duhet të përmirësohet edhe oferta që vjen nga personat që trajnohen për të shërbyer në prodhimet e brumit. E pas trajnimit, bashkëpunimi i qendrave trajnuese me biznesin, sjell edhe shembuj të suksesshëm bashkëpunimi, prej të cilave, të gjithë dalin të fituar.
Kjo është ideja që qëndron në thelb të partneritetit që një qendër e tillë ka në Durrës, jo vetëm me bizneset, por edhe e Bashkinë e qytetit, që jep falas mjediset ku bëhet trajnimi, si edhe projektin zviceran AlbVET, që ndihmon konceptimin dhe zbatimin e suksesshëm të këtij partneriteti në funksion të cilësisë dhe punësimit. Nga ana teknike, profesionistët e rinj në këtë trajnime, përgatiten nga ekspertë gjermanë që vijnë vullnetarisht në Shqipëri për këtë përqasje. N ë dit ën e djeshme, duke ofruar këshilla dhe produkte cilësore së bashku me grupin e të trajnuarve, ishte Z. Christof Schepërs, që ashtu si kolegët e tij të fondacionit BgN, vjen në Shqipëri për të dhënë ekspertizën e tij për tre muaj.
Modeli, që quhet Partneritet për të Nxënët, zbatohet nga qendra shqiptare Albcontact, fokusuar në formimin profesional dhe punësimin e të rinjve. Qendra e prodhimit të brumërave ku ajo operon në Durrës, shërben njëkohësisht edhe si vend trajnimi teorik, por edhe si mjedis praktike për të regjistruarit që mësojnë të prodhojnë produkte cilësore sipas teknologjive zvicerane e gjermane.
Në ditën e hapur të organizuar dje, qendra synonte të ndërgjegjësonte biznesin për cilësinë e ofruar nga kjo qendër, ku çdo gjashtë muaj, trajnohen të rinj apo punë-kërkues që duan të shënojnë një diferencë në mënyrën e ofrimit të produkteve në treg. Veç kësaj, dita e hapur shërbeu edhe për të hapur rrugët e bashkëpunimit mes hoteleve, restoranteve e lokaleve të shumta në Durrës, që mund të shfrytëzojnë të trajnuarit dhe shërbimet cilësore të kësaj qendre, duke ofruar madje edhe atë vetë stafin e tyre për trajnim në këtë inisiativë të mbështetur nga projekti zvicerano-shqiptar, AlbVET.
Dita e hapur është një pjesë e serisë së aktiviteteve dhe panaireve ku Albcontact mundohet të promovojë partneritetin për të nxënët dhe cilësinë në shërbim e në formimin profesional në vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›