E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kristal", ‘Corriere della sera’: Duhet një perëndimor për të ndryshuar Shqipërinë

ROME-Pezullimi i licencës së universitetit "Kristal" për një vit është pasqyruar edhe në mediat italiane. Kjo, pasi shkaku i këtij pezullimi ka qenë pikërisht diploma e marrë në këtë universitet nga Renzo Bossi, djali i kreut të Lega Nord. "Është pezulluar për të paktën një vit, licenca e universitetit "Kristal" në Shqipëri, universitet që i kishte dhënë diplomën e nivelit të parë në "Menaxhim Biznesi" Renzo Bossit. Vendimi është marrë nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha. "Kristali" përfundoi në gjithë mediat shqiptare, pas lajmeve të përhapura në Itali mbi diplomën e 'Troftës', i cili në bazë të hetimeve të realizuar nga Prokuroria e Tiranës, nuk kishte shkelur kurrë në Shqipëri", - shkruan e përditshmja "La Repubblica".
Ndërsa "Corriere della sera" komenton: "Si gjithmonë duhet një perëndimor për të përmirësuar gjërat në Shqipëri".
Ky koment i bërë në gazetat lokale dhe në forumet on-line, shoqëron vendimin e qeverisë së Sali Berishës për të pezulluar, për të paktën një vit, licencën e universitetit privat "Kristal".

(d.b/OlaMitre/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Diploma e Bossit, MASH: 'Kristal'-it i pezullohet licenca

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›