E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollywood-i zgjedh Barak Obamen

Kengetarja e popit, Madona gjate koncertit te radhes ne Boston ne kuader te turit te saj boteror ka bere thirrje qe te gjithe amerikanet te votojne demokratin Barak Obama.

Diva e popit nuk ka zhgenjyer edhe kete radhe duke nxitur polemika. Ne perfundim te koncertit nuk kane munguar disa nota politike ku ne nje ekran te madh eshte shfaqur nje video me pamje te republikanit John McCain e shoqeruar me thenien: “Mos u be budalla, shiko buzeqeshjen e Obames, fitorja do te jete ne duart e tij”. Koncertin Madona e ka mbyllur me thirrjen: “Te gjithe votoni per Obamen, ‘no more’ Sarah Palin”.

Mary J. Blige, Jay–Z, P.Diidy gjate fushates presidenciale kane deklaruar se eshte shume e rendesishme qe te gjithe amerikanet te votojne, madje, sipas tyre duke zgjedhur Obamen.

Madje, kengetarja Mary J. Blidge ka shfaqur nje video ne “Youtube” ku i ben thirrje te gjithe amerikaneve te votojne Obamen si zgjedhja me e mire dhe njeriu qe do te beje ndyshime te medha per Ameriken. “E kam mbeshtetur dhe do ta mbeshtese Obamen, ai duhet te jete presidenti i Amerikes”, eshte shprehur Mary J. Blidge.

Reperi JAY–Z i ka kerkuar te gjithe qytetareve amerikane qe te mos mendojne si raciste kur te votojne dhe vota e tyre te jete per demokratin Barak Obama. Jay–Z eshte shprehur se do te vinte keq per shtetin amerikan nese Obama do te humbiste.

“E gjithe vemendja e botes eshte tek ne dhe te tjeret do te na gjykojne nese fiton dikush tjeter”. “Nuk votoj Obamen se eshte me ngjyre, por votoj Obamen si president i ardhshem per me shume te drejta per njerezit me ngjyre, ne asnjehere nuk jemi ndjere pjese e ‘Endrres Amerikane’”, eshte shprehur JAY–Z. Aktorja Kristen Dunst ne intervistat e saj eshte shprehur se do te votoje Obamen. “Me pelqen dhe eshte shume terheqes, shume i gjalle, me pelqen qe ai te jete drejtuesi i Amerikes”, tha ajo.

Pas nje pause relativisht jo fort te shkurter, Eminem shfaqet per publikun me albumin e tij me te ri nje bashkepunim me Dr.Dree nen titullin “Relapse”. I cilesuar si nje personazh rebel kundrejt figurave politike kete here Eminem eshte i bindur plotesisht ne preferencen e tij pro senatorit demokrat. “Obama eshte nje frymemarrje ne ajer te paster, Amerika do ndyshime te medha”, tha Eminem.

Edhe aktorja Angeline Jolie zgjedh Obamen. “Obamen e shikoj si presidentin e ardhshem te Amerikes, ai po lufton per te drejtesine nderkombetare dhe e shikoj si nje president tek i cili do te mund te shpresojme per nje te ardhme me te mire per femijet tane, jane shume gjera qe me bejne mua te votoje pro Obames, por ne fund te fundit e rendesishme eshte qe amerikanet te votojne dhe nuk ka rendesi nese do te votojne pro Obames ose pro McCain”.

Aktori i Holliwood-it Josh Brolin i cili luan George Bush ne filmin e fundit te regjisorit Oliver Stone “W”, pyetjes se per ke do te votoje ne zgjedhjet presidenciale ne USA eshte pergjigjur “Padyshim qe vota ime do te jete per Obamen”.

Njesoj do te votoje edhe Oliver Stone, qe beri publike mbeshtetjen per Obamen edhe gjate prezantimit ne angli te filimit “W”, film i cili paraqet jeten e George Bush nga femijeria deri tek jeta e tij si president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Pro kandidatit demokrat eshte aktorja Halle Barry, e cila kohet e fundit eshte shfaqur me nje bluze ku shkruhet voto per Obamen.

Gjithashtu dhe aktori Leonardo di Caprio eshte fotografuar nga paparacet i veshur me nje bluze me fytyren e kandidatit demokrat Obama dhe me shenimin “Change tour 2008”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›