Holta Duda emërohet prefekte e Shkodrës, Albana Hasanaj e Gjirokastrës

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në drejtimin e prefekturave të qarqeve Shkodër dhe Gjirokastër.
Me vendim të posaçëm, u lirua nga detyra prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni ndërsa në këtë post u emërua Holta Duda.
Po ashtu, qeveria vendosi edhe lirimin nga detyra të Odise Kotes, i cili mbante funksionin e prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, duke emëruar në vend të tij Albana Hasanaj.
Vendimet e Këshillit të Ministrave hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.
Në fillim të muajit tetor Këshilli i Ministrave miratoi po ashtu ndryshime në drejtimin e Prefekturave të Fierit dhe Vlorës.
/m.m/a.f/r.e/