Emërohen dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të Kadastrës

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në anëtarësinë e këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Me vendime të veçanta, Këshilli i Ministrave liroi Ermal Nufin nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vendin e tij u emërua Viola Haxhiademi.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme Alban Mësonjësi u lirua nga detyra e anëtarit të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në këtë detyrë, Këshilli i Ministrave emëroi Dritan Palnikajn.
/m.m/r.e/a.f/