E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Spiropali vlerësoi se “ky është treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh me sytë nga e ardhmja, për punët e mira dhe për sfidat që na presin”.

Më herët sot, ambasadori Gonzato i dorëzoi progresraportin kryeministrit Edi Rama, ku vlerësoi se vendi ka bërë përparime të rëndësishme. Pjesa më e madhe e grupkapitujve të negociatave tashmë është hapur dhe po punohet për hapjen e të fundit, ndërkohë që sipas Gonzatos, “Shqipëria duhet ta ruajë ritmin e reformave”. /m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›