Holtkemper: Hetimet për 21 janarin jashtë ndikimit politik

Duke folur për zgjatjen e hetimeve, ajo thotë se “pjesë e një procesi ligjor është edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra”.
“Në rastin e ngjarjeve të 21 janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lidhur me shkaqet e vdekjes ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha –në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh”, ka deklaruar ajo për Deutsche Welle.
Ajo shton se hetimi duhet të mbetet jashtë çdo ndikimi politik. “Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Në këtë kuptim strategjia e integrimit për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim u përshtat në atë mënyrë, që puna të niste pikërisht me këta kapituj. Por përtej rëndësisë që ka për procesin e integrimit shteti ligjor i shërben bashkëjetesës harmonike të një shoqërie, bashkëpunimit efektiv dhe zhvillimit ekonomik”, vijoi më tej. /Start/
2012-01-31 08:44