E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me fostoksinë 46-vjeçarja e ve

E ndodhur në kushte të vështira, teksa më shumë se një vit më parë i kishte vdekur bashkëshorti, gruaja ndërmori aktin e rëndë.

Bëhet fjalë për shtetasen Flutura Pine, 46-vjeçe, nga Korça. Mëngjesin e djeshëm, ajo ka shkuar në një hotel në Pogradec, duke konsumuar helmin e duke njoftuar familjarët me anë të një mesazhi telefonik.

Pak orë më vonë, atje mbërritën forcat e policisë, të cilët e transportuar gruan në drejtim të spitalit. Gjatë orëve të pasdites, gruaja nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë në spital.

 "Nga hetimet e para rezulton se vetëvrasja e Pines ka ardhur si shkak i vështirësive në përballimin e jetës nga humbja e bashkëshortit si dhe problemet që kishte me djalin e saj", thanë burimet policore. /Start/

                                                                                             2012-01-31 08:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›