Holtkemper: Të respektohen vendimet e Kolegjit Zgjedhor

Duke marrë shkasë nga vendimet e Kolegjit Zgjedhor, Holtkemper nënvizon se institucionet shqiptare të sigurojnë që apelimet në Kolegjin Zgjedhor të trajtohen në një mënyrë të ndershme, transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar. Sipas saj, është për t’u ardhur keq nga tensioni që është krijuar së fundi.
“Është për të ardhur keq që niveli i lartë i tensionit dhe i polarizimit të shoqërisë në Shqipëri vazhdon ende. Kjo ndodh kryesisht për shkak të paqartësive në kuadrin ligjor. Natyrisht, edhe diferenca shumë e vogël në vota për palën fituese, në një mënyrë ose në një tjetër, ka rolin e vet në këtë situatë.
Gjithsesi, në një demokraci, ndryshimi nuk është vetëm diçka normale, ndryshimi është thelbi i procesit demokratik”, tha ajo në një intervistë për D Welle. Ajo u shpreh më tej, bllokimi aktual dëmton imazhin e Shqipërisë në Evropë.
“Kemi kriteret e Kopenhagës që zbatohen për të gjithë vendet potencialisht kandidate për anëtarësim në BE. Dhe ato zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet që dëshirojnë të marrin statusin e vendeve kandidate për anëtarësim. Angazhimet dhe detyrat që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e saj të integrimit në BE janë shumë të mëdha dhe të rëndësishme për të lejuar që ky bllokim politik të vazhdojë. Në Tetor, BE do të publikojë Progres Raportin për Shqipërinë dhe nëse situata e tanishme vazhdon, atëherë është e dyshimtë nëse ky raport do të tregojë përmirësime thelbësore. Le të shpresojmë që do të gjejë vend racionaliteti dhe fryma konstruktive”, përfundoi ajo. / Start/
2011-05-26 17:44