FMN: Greqia do të ndihmohet vetëm nëse ofron garanci

"Kur ne huazojmë para, nuk jam unë që e bëj këtë, por janë të gjitha vendet e botës që i japin hua Greqisë", deklaroi sot në një konferencë për shtyp drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë e FMN-së, Karolin Atkinson.
"Ne në FMN japim para kur kemi punuar me një vend për të marrë masat që duhen për të zvogëluar sa më tepër këtë hendek dhe kur shohim që financime të tjera janë në dispozicion. Kështu ne garantojmë sigurinë e parave të shteteve tona anëtare", bëri të ditur ajo.
Zyrtarë të FMN-së diskutojnë në Athinë që prej 10 majit kushtet e derdhjes së këstit të pestë të një huaje 30 miliardë euro akorduar vendit në maj 2010.
Greqia, duke mos qenë në gjendje të kontraktojë në tregje hua me maturim afatmesëm ose afatgjatë, atëherë nevojat e saj përmbushen nga FMN-ja dhe huadhënës të tjerë të Fondit, partnerët e tij evropianë.
"Është e qartë që Greqia po përballet me probleme ekonomike të vështira dhe se tregjet financiare nuk janë aty ose nuk parashikojnë të jenë aty", vlerëson Atkinson. /Start/
2011-05-27 09:55