E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një alternativë për rezultatin në Tiranë

Në një intervistë për radion Deutsche Welle, eksperti gjerman për Shqipërinë, flet mbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, votat e hedhura gabim, dhe rrugët për daljen nga kriza e re politike.

I pyetur se si veprohet në Gjermani në rastin  e votave që janë hedhur në kutitë e gabuara, eksperti gjerman thotë: “Në Gjermani rezultatin e zgjedhjeve do ta kishim brenda mbrëmjes së të njëjtës ditë dhe madje preciz. Sigurisht është e mundur edhe tek ne që rezultati të jetë kaq i ngushtë, saqë duhet riparë dhe kjo do të thotë rinumërim në ato minibashki ku rezultati nuk është i qartë- dhe po qe se ka pasur vota të hedhura gabim atëherë nuk shoh rrugë tjetër vetëm që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë ndikimin e saj që në ato zona që janë të diskutueshme të rivotohet. Lidhur me gabimet, kjo është e vështirë, sepse tek ne në Gjermani normalisht votohet në një kuti, dhe votimi rajonal është çështje landesh. Fleta e votimit është e shënjuar shumë qartë tek ne, dhe komisionet e votimit janë të vëmendshëm që votat të hidhen në vendin e duhur. Nuk di saktë se ç’parashohin ligjet zgjedhore në veçanti”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-26 10:25
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›