E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendi më i bukur i Myzeqesë, pika turistike e Ardenicës, më e vizituara nga turistët

Manastiri Ardenicës është pika turistike më e vizituar nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. 

Vetë banorët e Kolonjës, pranë tij e  konsiderojnë pikën turistike të Ardenicës si vendin më të bukur të Myzeqesë. 

Këta 3 djem të rinj janë emigrantë në Suedi e Gjermani dhe çdo vit  përfshijnë në planet e tyre vizitën në Manastir.

Florian Hoxha është lindur e rritur në Ardenicë dhe pavarësisht se sot jeton në Suedi, malli për këtë vend i është shtuar. “Ardenica është nga vendet më të bukura për mua! Por këtu nuk është investuar asgjë” shpreh keqardhjen ai.

Edhe Dhimitër Rista pavarësisht se është nga e njëjta zonë, tregon se  emocionet që i shkakton vizita në Ardenicë janë të veçanta. Ai vazhdimisht sjell turistë të shumtë nga Gjermania.

Si vizitorët ashtu dhe vendasit thonë se duhen bërë investime në infrastrukturën rrugore dhe atë turistike. 

Manastiri i Ardenicës është ndërtuar rreth vitit 1282.

Sipas historianëve në vitin 1451 Skënderbeu, heroi kombëtar ka bërë kurorëzimin e martesës së tij me  Donika Kastriotin. 

Gazetare Megi Mëhilli

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›