E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekspozitë me veshjet popullore në Shkodër, imazhet fotografike, refleksion i trashëgimisë kulturore

Njohja e traditës përmes larmisë së kostumeve popullore të trevave nga mbarë trojet shqiptare ishte thelbi i ekspozitës së instaluar ditën e sotme në sheshin para Bashkisë ndërsa rreth 120 imazhe të shkrepura në periudha të ndryshme u sollën për kalimtarët nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Kuratori Denald Prifti thotë se kjo ekspozitë është gjithëpërfshirëse dhe përmban elemente nga jugu në veri. “Ekspozita pak a shumë është një Shqipëri e tërë” thotë ai.

Vetë Shkodra është pjesë e ekspozitës përmes fotografive të fotografit të njohur Marubi dhe familjes së tij. Në do pasqyrohen pasqyrohen figura të rëndësishme historike.

Ekspozita “Rikthim në traditë, veshje popullore të shqiptarëve” pas ndalesës në Shkodër do të vijojë rrugëtimin e saj edhe në qytete të tjera të vendit.

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›