E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazh për fëmijët amerikanë dhe thirrje për fëmijët tanë (FOTO)

Tiranë- Tragjedia që ndodhi në një shkollë në Shtetet e Bashkuara shkaktoi dhimbje tek çdo prind, vëlla e motër, kodo në botë.

Kur pamë atë që kishte ndodhur atje, të gjithë menduan: Po sikur kjo të kishte ndodhur në shkollën e fëmijëve tanë?

Për të kujtuar jetën e atyre fëmijëve të prerë në mes, por edhe jetën e të gjithë fëmijëve që mbeten viktima të dhunës absurde e bardare në çdo cep te botës, lëvizja Alternativa Civile ka ftuar qytetarë të Tiranë të ndezin një qiri, në shenjë homazhi për jetën e tyre dhe dhimbjen e familjeve të tyre. Me dhjetra të rinj e qytetarë ju bashkuan nismës së organizuar në sheshin e Pallatit të Kulturës.

Por kjo tragjedi është një këmbanë alarmi që bie edhe për ne në Shqipëri. Ajo që ndodhi në Shtetet e Bashkuara mund të ndodhë edhe në shkollat tona, mund të ndodhë kudo, pasi asnjë vend e asnjë shoqëri nuk është e imunizuar nga krimi, i cfarëdolloji qoftë ai.

Drejtuesi i Alternativës Civile Mentor Kikia ka bërë apel autoritetev kopetente shqiptare që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve nëpër shkollat e vendit.

“Vitet e fundit në shkollat tona janë duke u shtuar aktet e dhunës, dhe në shumë raste janë shënuar incidentë të rënda, si përleshje mes grupesh nxënësish dhe plagosje me armë të ftohta. Ne jemi këtu sot që në emër të jetës së atyre femijëve të pafajshëm që u vranë nga një vrasës i sëmurë, ti bëjmë apel policisë shqiptare, autoriteteve shqiptare të arsimit që të marrin masa për të forcuar kushtet e sigurisë në shkollat tona. Ne u bëjmë apel mësuesve dhe prindërve që të bashkëpunojnë e punojnë më shumë me fëmijët, për ti edukuar e për të shmangur sjelljet e dhunshme në mjediset e shkollës e jashtë saj”,- tha drejtuesi i Alternativës Civile, Mentor Kikia.

Të gjithë ne lusim që të tilla raste të mos ndodhin, qoftë edhe me përmasa më të vogla. Por nëse ndodhin, atëherë as lutejet dhe as britamt tona nuk do të jenë të nevojshme.

Ne duhet të ngrejmë zërin që tani për mungesën e kushteve të sigurisë në shkolla, ku nxënësit futen në klasa edhe me thika në çantë. Ne duhet të ngremjë zërin tani që të mos ndezim qirinj nesër për fëmijët dhe nxënësit e shkollave tona.

Duke vendosur qirinj pranë fotove të viktimave të sulmit në SHBA 

Homazhet e dhjetra qytetarëve që ju bashkuan nismës së Alternativa Civile

Homazhet pranë Pallatit të Kulturës

Dhjetra të rinj që ndezin qirinj në nderim të femijëve të vrarë

Drejtuesi i Alternativa Civile, Mentor Kikia

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›