Konferenca 8-te Kombetare per bimet aromatike e mjekesore

Sipas kreut të qeverisë Shqipëria është një vend i pasur me bimë aromatike dhe mjekësore.
“Këto bimë rriten në zonën që përbëjnë hartën e vendeve më të varfra. Për këtë aspekt përpjekja jonë është që të bëjmë gjithçka për ta çuar më lart qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore nga e cila përfitojnë familjet e varfra të vendit. Kultivimi i bimëve mjekësore sjell vetëpunësim dhe qeveria do të japë mbështetjen e saj për kultivimin e këtyre bimëve. Do të mundësojmë kredi të buta për fermerët që do të përpunojnë bimët mjekësore. Qeveria do të mbështesë laboratorët më moderne që duhen ju për të kontrolluar cilësinë e bimëve”, vuri në dukje, Berisha, duke evidentuar faktin se Shqipëria është një vend lider për eksportimin e bimëve mjekësore.