E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma ne sistemin e drejtesise Sequi Pavaresia e gjyqesorit thelbesore per BE

Pavarësia e sistemit gjyqësorit është thelbësore për aderimin në Bashkimin Europian, ndaj edhe pse në vit elektoral duhet që të përfundojë reforma në drejtësi. Kjo është porosia ei përcjellë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi gjatë takimit të pestë i Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë EURALIUS.  
Sipas tij, shteti ligjor është themeli i demokracisë. Për këtë arsye, ambasadori Sequi vlerësoi se EURALIUS do të japë asistencën e tij për amendimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si dhe për hartimin e ligjit të ri për Gykatën e Lartë.

“Të gjitha të drejtat që Kushtetetuta u jep qyterarëve nuk janë asgjë nëse ato nuk garantohen nga një gjyqësor i pavarur dhe i ndërgjegjshëm. Deri tani janë investuar pothuajse 100 mln euro nga taksapaguesit europian. Forcimi i shtetit ligjor dhe reforma gjyqësore janë në axhendën kryesore të BE-së. Reforma e administratës gjyqësore është thelbësore për përmirësimin e eficencës së gjykatave. Një ligj i ri i cili është hartuar me ndihmën e EURALIUS është çuar në Parlament por është akoma duke pritur atje. EURALIS është duke ndihmuar në hartimin e një ligji të ri për Gjykatën e Lartë, i cili gjithashtu po pret në Parlament. Është mjaft i rëndësishëm që të shikohet një progres gjithëpërfshirës dhe bindës në prioritet kyçe për Shqipërinë”, vuri në dukje Sequi.
Nga ana e tij ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shprehu vendosmërinë e këtij institucioni për ti shkuar deri në fund konsolidimit të sistemit të drejtësisë.
Në këtë funksion, ministri Halimi risolli në kujtesë dixitalizimin e sistemit gjyqësor, i cili bën të mundur monitorimin e seancave gjyqësore dhe lufton korrupsionin. Ndër këto reforma është dhe mkiqyrja elektronike e të dënuarve. Njëkohësisht, sipas Halimit, ndër vendimmarrjet më të rëndësishme është dhe shpërndrja e gjyqtarëve sipas kërkesave. 

Ministri i Drejtësisë vlerësoi ndihmën  e EURALIS për miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, duke përcaktuar si rregull konkursin e gjyqtareve për tu promovuar ne këtë gjykate e cila shkon ne favor te konsolidimit te sistemit dhe ne favor te pavarësisë.  Ministri Halimi përmendi gjithashtu miratimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore i cili dha efektet e veta javën e kaluar po ashtu dhe projektligjin për Gjykatën e Larte te cilët janë ligje qe sjellin hapa konkrete ne drejtim te pavarësisë se institucioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›