Homazhe Leka Zogut, Berisha: Referendumi arbitrar ndaloi kthimin e mbretit
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha pas homazheve të zhvilluara sot në nder të Leka Zogu I, deklaroi se pas luftës ndryshe nga vendet e tjera që dolën nga pushtimi barbar nazifashist, të cilat i rikthyen kurorat mbretërore, kjo nuk ndodhi në Shqipëri.
Shedfi i qeverisë nënvizoi se shqiptarët janë dëshmitarë që ata shprehën masivisht qëndrimin e tyre në respekt të mbretit Leka dhe në favor të tij, por siç dihet ai referendum u mbajt në kushtet e një rebelimi të egër komunist dhe e vërteta është se nuk mund të thotë askush që rezultati është ai që u shpall.
"Kjo çështje nuk është e mbyllur",- tha kryeministri Berisha, pas homazheve që zhvilloi në rezidencën mbretërore në Tiranë, në nderim të Leka Zogut të Parë.
Kryeministri Berisha deklaroi se vdekja e pretendentit të fronit mbretëror është një humbje e madhe ndaj edhe shqiptarët janë të bashkuar për humbjen e tij.
(el.me/BalkanWeb)