Ekzekutim në Fier, 14 plumba biznesmenit, plagosen 2 kalimtarë
FIER-Një biznesmen është ekzekutuar me breshëri automatiku sot pasdite në qendër të qytetit të Fierit ndërsa 2 persona u plagosën nga vala e plumbave qe dilnin nga një makinë që ishte në ecje e sipër. Lajmi u bë i ditur nga policia e këtij qyteti për TVNews24.
Mësohet se shtetasi Spartak Spaho, 40 vjec është qëlluar për vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit pranë lagjes “11 Janari”, tek ish-hotel ‘Vjosa’. Mbi 40-vjecarin u zbrazën 14 plumba automatiku që e lanë të vdekur ne vend si dhe u plagosën 2 kalimtarë të rastit. Policia njoftoi se te plagosurit jane shtetasit Leonard Tole dhe Dritan Yzeiri, të cilët gjenden në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar që njihet dhe si shëtitore. Paniku u shtua kur pas ekzekutimit të 40-vjecarit, u njoftua dhe plagosja e 2 kalimtarëve që ishin pranë tij.
Nga hetimet e para mesohet se Spaho ishte pronar i një lokali në Fier dhe kohët e fundit kishte nisur dhe si sipërmarres ndërtimesh. 40-vjecari po ndërtonte një pallat shumë pranë zonës ku u vra.
Policia e Fierit ndodhet në vendgjarje dhe po merr dëshmitë e para për të mësuar më shumë rreth automjetit nga ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku. Kanë nisur hetimet dhe mbi aktivitetet e viktimës për të zbuluar fakte qe mund të cojne drejt gjetjes së autorëve së ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pogradec, sherri për pronën vë në pranga 3 persona