Transparency International Keqesohet perceptimi i korrupsionit reagojne analistet
Analiste te jetes sociale e politike te Shqiperise percollen me shqetesim studimin vjetor te organizates Transparency International mbi indeksin e perceptimit te korrupsionit. Ata pohojne se lufta ndaj korrupsionit ka qene e pamjaftueshme kete vit ne Shqiperi dhe nevojitet te behet shume me teper nga drejtesia dhe administrata shteterore kunder kesaj dukurie.
Perfaqesuesi i organizates Transparency International ne Shqiperi Lutfi Dervishi thote se viti 2011 ka qene ne rang boteror viti i krizes ne qeverisje prandaj edhe per rajonin dhe Shqiperine ka nje perkeqeim te perceptimit mbi korrupsionit. Mesazhi eshte i qarte lufta kunder korrupsionit kerkon angazhimin dhe perpjekjet e te gjitheve me reforma konkrete per te qene me afe publikut dhe per ti dhene fund kultures se pandeshkueshmerise per te patur nje gjyqesor eficent dhe te pavarur - tha ai. Zoti Dervishi tha se heqja e imuniteteve shteterore ndaj politikaneve ka mbetur vetem nje premtim deklarativ dhe nuk eshte bere asnje hap me tej por kjo mbetet nje prove per seriozitetin e antikorrupsionit ne Shqiperi. Megjithate ka ende shume zyrtare pa imunitet qe akuzohen per korrupsion dhe nuk denohen dhe sipas tij rastet me shqetesuese vijne nga vete Gjykata e Larte.
Ne Qendren per Transparence dhe Informim te Lire analisti Sami Neza thote se qytetaret e kane perkthyer krizen ekonomike europiane si pasoje e korrupsionit sapo qytetaret e ndjejne krizen atyre u shkon mendja tek korrupsioni por kjo eshte nje matje e perceptimit te korrupsionit dhe jo e shpeshtesise se tij te cilat shpesh nuk perputhen. Zoti Neza thote se prej disa vjetesh doganieret dhe tatimoret shqiptare nuk jane me ne krye te listes se korrupsionit por fushat me korrupsion me te perhapur jane mjekesia dhe drejtesia. Sipas tij ndryshe nga vendet e tjera ku njerezit shohin qeverine si shkak te korrupsionit ne Shqiperi bashke me qeverine qytetaret shohin si burim korrupsioni edhe gjykatat edhe partite politike te cilat nuk bejne transparente burimet e financimeve dhe shpenzimeve ne fushata.
Analistet pohojne qe pas dy vjet krize politike duhet filluar nje lufte e perbashket kunder korrupsionit nga qeveria parlamenti opozita gjykatat te gjithe te japin kontribute nga vetja. Ekspertet mendojne qe edhe pse duket ne pamje te pare si rreth vicioz ky eshte nje bashkepunim plotesisht i realizueshem por varet nga vullneti politik.