E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparency International Kosova e 112 ne bote me shkallen e korrupsionit

Organizata nderkombetare Transparency International e cila mat shkallen e korrupsionit ne vendet e ndryshme te botes e ka radhitur  Kosoven ne vendin e 112-te me shkallen e korrupsionit. Ne raportin vjetor mbi shkallen e korrupsionit ne nivel boteror te kesaj organizate thuhet se Kosova me  nje vleresim prej 2.9 pikesh ka shenuar renie per dy vende nga nje vit me pare kur ishte radhitur ne vendin e 110 ndonese ne noten e pergjithshme shenohet nje ngritje e lehte meqe vitin e kaluar ajo ishte vleresuar me noten 2.8. Menyra e vleresimit behet nga zero deri ne dhjete ku nota zero shenon shkallen me te larte te korrupsionit. Edhe kesaj radhe Kosova eshte renditur ne nje grup me shtetet si  Algjeria Egjipti Moldavia Senegali dhe Vietnami.

Drejtuesja e projektit kunder korrupsionit ne Institutin Demokratik te Kosoves Merita Mustafa tha se fakti qe Kosova renditet si vendi me i korruptuar edhe ne mesin e shteteve te rajonit paraqet nje pengese edhe ne jetesimin e aspiratave te saj per integrime euroatlantike.

Ky nivel i larte i korrupsionit eshte duke e ngulfatur ekonomine e vendit tone e me se shumti eshte duke e ngarkuar qytetarin e Kosoves i cili per shkak te korrupsionit detyrohet te paguaj shuma shumefish me te larta per produkte dhe sherbime te ndryshme nderkohe qe i njejti fenomen vazhdon ti shperblej nje grup te caktuar te njerezve e qe jane grupe te bizneseve dhe zyrtare te lart publik. Po  ashtu ky nivel i korrupsionit eshte duke e rrezikuar edhe aspiraten me te madhe te vendit tone e qe eshte integrimi ne zonen euroatlantike tha zonja Mustafa.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha nderkaq se ka ende pune per te bere por Kosova eshte e perkushtuar ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Kosova ka bere hapa jashtezakonisht te rendesishem ne betejen e se keqes  korrupsionit dhe krimit te organizuar. Keto perpjekje te institucioneve te Republikes se Kosoves vleresohen dhe cmohen nga te gjithe eshte bere shume natyrisht se mbetet per te bere edhe me teper dhe jemi te vendosur ne moton tone zero tolerance ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar tha kryeministri Thaci.

Prokuroria e Kosoves nderkaq ka bere te ditur se vetem gjate muajve janar-shtator te vitit 2011 jane ngritur 116 aktakuza qe kane te bejne me korrupsionin. Por shefi i Agjencise Kunder Korrupsionit Hasan Preteni tha se lufta kunder kesaj dukurie eshte e pamjaftueshme dhe se raporti i sotem i Transaprency International pasqyron gjendjen reale ne Kosove. Ne nje bisede per Zerin e Amerikes zoti Preteni tha se nje shkalle me e larte e llogaridhenies do te ndryshonte edhe perceptimin e qytetareve per shkallen e korrupsionit.

Sepse edhe ky raport dhe te gjitha raportet tjera bazohen ne perceptimin e pergjithshem te qytetareve se a ka Kosova korrupsion apo jo. Realisht qytetari i vendit po jeton keq me shume pengesa me shume mangesi ne nje varferi evidente dhe normalisht qe arsyetim per gjithe kete gjendje cfare e kemi eshte situata jo e mire dhe korrupsioni them i pranishem ne baze shqetesuese tha ai.

Sipas zotit Preteni shkalla me e larte e korrupsionit shfaqet kudo ku behet fjale per parane publike.

Ne vazhdimesi ne raportet tona e kemi potencuar qe ne grupin e institucioneve me te perfshira ne korrupsion gjithmone prijne kater grupe institucionesh ne mesin e tyre ndermarrjet publike pushteti lokal qeveria dhe gjyqesori tha zoti Preteni.

Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane pjese e kritereve te percaktuara per perfshirjen e Kosoves ne proceset integruese evropiane krahas hapave tjere per sigurimin e qendrueshmerise politike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›