Homazhe dhe kurora lulesh për dëshmorët e Llapit

Dita e Dëshmorëve dhe të Rënëve, 5 Maji, është shënuar në komunën e Podujevës me homazhe dhe vendosje kurorash me lule pranë varreve të dëshmorëve dhe të rënëve.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të bordit udhëheqës dhe këshilltarë komunalë, për nder të Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe varreve e lapidarëve të dëshmorëve Hakif Zejnullahu, Hyzri Talla, Ylfete Humolli, Afrim Zhitia dhe dëshmorëve e të rënëve të tjerë nga treva e Llapit.
Udhëheqja komunale ka bërë homazhe edhe tek varri i Xhemail Mustafës, këshilltarit të presidentit historik, Ibrahim Rugova./Indeksonline/