Rritet numri i viktimave në Bangladesh

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Bangladesh është rritur edhe më shumë, derisa ekipet e kërkimit gjetën trupa të tjerë në rrënojat e mbetura.
Zyrtarët e Bangladeshit thanë të dielën se 22 trupa të tjerë u gjetën në rrënojat e një ndërtese tetë-katëshe në të cilën gjendeshin fabrika veshjeje në Sarvar, në afërsi të kryeqytetit Daka.
Kjo e çon numrin e të vdekurve në të paktën 572, transmeton Rel.
Një numër i njerëzve figurojnë ende të pagjetur dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.
Më shumë se 2 mijë e 400 njerëz u lënduan në aksidentin e 24 prillit, i cili e ka vënë qeverinë nën presion për të përmbushur standardet ndërkombëtare të punës në industrinë e saj të veshjeve./Indeksonline/