E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoteli më i vjetër i botës, plot 1300 vjeç

Tokio, 5 mars, NOA – Mikpritja në Japoni është një traditë shumë e lashtë, ritualet e së cilës kanë mbetur të pandryshuara gjatë shekujve dhe janë ende në gjendje të magjepsin vizitorët perëndimorë.

E nuk është çudi, që edhe hoteli më i vjetër në botë të jetë vendosur në Japoni dhe në  1300 vjet të jetës së tij, nuk e ka ndalur asnjëherë biznesin e tij.

Dhe në plot 46 gjenerata, breza pas brezi, ai është e drejtuar nga e njëjta familje.
Një hotel për ta merituar vërtet çmimin Guinness. Ai quhet Hoshi dhe është një “ryokan”, hotel tradicional japonez, i vendosur në provincën e Ishikavas në rajonin Hokuriku.

I ngritur në vitin 718, është hoteli më i vjetër në botë ende në veprim dhe si i tillë ka qenë i përfshirë në Librin Gines të Rekordeve.

Ai ka njëqind dhoma në stil japonez, një banesë private për mysafirët dhe banja në natyrë me ujëra nga burimet e nxehta.
Me temperaturat e larta nga uji që rrjedh nga kanalet e nëndheshme, është e mundur për të notuar jashtë edhe në dimër, në një peizazh tërësisht të mbuluar nga dëbora.

Historia njëmijë-vjeçare e hotelit të Japonisë filloi nga mjeshtri i madh i Budizmit, Taichi Daishi, i cili ishte i pari që e zbuloi burimin në fjalë.
n.e/NOA

Lajme të ngjashmeParis, hotel luksoz për qentë Lidhje: 1300 vjet, Guinness, Hoshi, hotel, japonez

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›