E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Bullgari, konservatorët janë favoritë

Konservatorët e GERB, partisë “Qytetarë për zhvillimin europian të Bullgarisë” të kryesuar nga kryebashkiaku i Sofies, Boiko Borisov, janë favoritë në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Bullgari. Sipas Institutit për hulumtimin e opinionit Barometer-Info, Partia GERB është më e favorizuara nga zgjedhësit me 27 përqind. Shumë më prapa, me 18,5 përqind pason koalicioni për Bullgarinë, i cili drejtohet nga Partia Socialiste në qeverisje. Vendin e tretë me 12,4 përqind e ka, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, Partia e Pakicës turke. Shanse, për të kaluar pragun e katër përqindshit për të hyrë në parlament, e kanë edhe pesë parti të tjera. Konsevatorët ishin fituesit e qartë të zgjedhjeve në parlamentin europian. Korrupsioni ka qenë tema e përhershme e fushatës zgjedhore, një fenomen ky, shumë i ndjeshëm ne vend. Analistët thonë se Borisov, do të ketë vështirësi në formimin e qeverisë, pasi partia që drejton është relativisht e re. Në parlamentin bullgar do të ulen 240 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›