Mafia Shqiptare në Itali, çështje e ekzagjeruar
Çështja e mafies shqiptare në Itali është e ekzagjeruar thotë numri një i anti-mafias së këtij shteti Pietro Gracco.
Pietro Graco shefi i Anti mafias italiane
“Kur flasim për atë që përkufizohet njëfarë mënyre si mafie shqiptare ,mendoj se ka ekzagjerime. Si në të gjitha vendet e botës, ka shqiptar të mirë dhe te këqij. Kemi shqiptar në Itali që punojnë dhe shfrytëzohen duke marr rroga shumë te ulëta. Sikur ka edhe te atillë që kryejnë vepra penale.”
Megjithatë, Gracco thotë se në Itali ka grupe kriminale të shqiptarëve, të cilat janë mirë të organizuara dhe që i ngjajnë mafias.
Graco ”Ekzistojnë grupe të organizuara në baza familjare, këtyre grupeve ju bashkëngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të së njejtës etni. Ata përdorin frikësimin apo ligjin e heshtjes dhe kjo ka tipare të organizimit kriminal të tipit mafioz.”
Shumë prej tyre grupeve, sipas Graccos, kanë lidhje me organizatat mafioze ndërkombëtare, të cilat i shfrytëzojnë shqiptarët për trafikim te qenieve njerëzore, kontrabandës së drogës dhe pastrimit të parave. E pastaj u jepen edhe territore te caktuara në të cilat menaxhojnë prostitucionin. Sidoqoftë, kjo nuk e bënë të parin për luftimin e mafias në Itali, që të mos i admirojë shqiptarët.
Graco “Unë kam një përvojë shumë të bukur me shqiptarët që jetojnë në Palermo. Që në moshën fëmijërore kam pasur kontakte me shqiptarët nga Sicilia dhe njoh shumë mirë ritet fetare dhe traditat kulturore të tyre.”
hAi i vlerëson si shumë të mira raportet me Shqipërinë dhe zotohet për ndihmë të këtij shteti dhe bashkëpunim të mëtejshëm.