E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për Tefik Çaushin

Homazhet për nder të shkrimtarit dhe studiuesit të letrave shqipe ,Tefik Çaushi kanë mbledhur familjarë, kolegë, të afërm, personalitete për t`i dhënë lamtumirën e fundit, në hollin e Akademisë së Arteve. Babai i estetikës shqiptare u nda nga jeta në moshën 86- vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer krijimtarie, paraditen e së premtes.
Ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe kolegë të shumtë kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen e thellë për boshëllëkun që i la shoqërisë shqiptare.
Tefik Çaushi ka pasur një karrierë tepër të gjatë në fushën e letrave shqipe duke mbajtur edhe poste të rëndësishme si Drejtori i Akademisë së Arteve në vitet 1969-1973. Autor i më shumë se 20 veprave dhe studimeve letrare, Çaushi është fokusuar kryesisht në veprën e Ismail Kadaresë. Ai gjithashtu është edhe një nga personazhet më të shquar të kulturës shqiptare në fushën e estetikës ku përveç dhjetëra publikimeve të ndryshme, ka hartuar edhe Fjalorin e Estetikës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›