E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet në kufi me Greqinë, kufoma e një greku

Gjendet kufoma e një shtetasi grek në kufirin shqiptaro-grek, në afërsi të fshatit Ninat në Sarandë. Në trup nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa dyshimet për vdekjen janë hedhur ose tek një infarkt i mundshëm nga lodhja ose nga overdoza. 

SARANDE- Gjendet kufoma e një shtetasi grek në kufirin shqiptaro-grek, në afërsi të fshatit Ninat në Sarandë. Viktima u gjet këtë mbrëmje vetëm 300 metra nga pika kufitare shqiptare.
Ka qënë policia greke e kufirit ajo që ka njoftuar palën shqiptare për kufomën që gjendej në afërsi të kufirit shqiptar, ndërsa dyshimet janë hedhur tek kontrabanda e hashashait.

Shtetasi grek emrit e cilit ende nuk bëhet i ditur kishte hyre ilegalisht në tokën shqiptare dhe po ashtu po përpiqej të dilte, ndërsa ka gjetur vdekjen në kufi.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa dyshimet për vdekjen janë hedhur ose tek një infarkt i mundshëm nga lodhja ose nga marrja e sasive të mëdha të lëndëve narkotike që mund ta kenë cuar në overdozë.

Qellimi i hyrje- daljes ilegale në tokën shqiptare ka qënë trafiku i hashashit. Dyshimet janë hedhur tek banorë të fshatit Ninat që mund të kenë shoqëruar shtetasin grek në udhëtimin e tij ilegal në tokën shqiptare dhe tentativën për rikthim. (e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›