E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,përplasen dy motora,vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Durrësit në kryeqytet. Dy motora janë përplasur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Shkëlqim Bomi dhe është plagosur Agron Tafilica. Sipas informacioneve shtetasi Shkëlqim Bomi duke drejtuar një motor Yamaha të zi pa targa, është përplasur me një tjetër motor me targa Tiranë 628-F që drejtohej nga Agron Tafilica. Përplasja ka qënë fatale për Shkelqim Bomin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Se bashku me Bomin në motor ishte dhe një pasagjer, emri i të cilit nuk bëhet i ditur por që ka pësuar dëmtime të lehta. Ndërkohë mësohet se shtetasi Tafilica është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›