Homazhe për ish-ministren Uruçi

Personalitete të shumta nga fusha të ndryshme dhe politika, i dhanë lamtumirën e fundit, Uruçit. Ajo ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 51-vjeçare në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre në autostradën Tiranë-Durrës.
Esmeralda Uruçi ka drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitet 1999 – 2001 në kohën kur qeverisnin socialistët dhe respektivisht Kryeministrat Pandeli Majko dhe Ilir Meta.
Ajo u largua nga kabineti në vitin 2001 kur në krye të qeverisë u zgjodh Fatos Nano. Me krijimin e partisë së re të Ilir Metës, Uruçi u angazhua duke drejtuar LSI-në në Shkodër, por më pas vendosi që të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë lektore në disa universitete të vendit, dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bankën e Shqipërisë.
Është autore e disa teksteve universitare dhe botimet brenda dhe jashtë vendit përbëjnë veprimtarinë publicistike me tema që kryesisht prekin probleme ekonomike të periudhës së tranzicionit. /Start/
2012-03-22 12:46