Homazhe per policin e vrare Berisha Qendresa dhe burreria e tij frymezuese
Në qytetin e Peqinit u zhvilluan homazhe në nderim të oficerit të policisë Sabit Caka, rënë mbrëmjen e së enjtes në krye të detyrës, ndërsa kishte shkuar bashkë me patrullën për të parandaluar vjedhjen e transformatorit të energjisë në fshatin Grykësh në këtë nënprefekturë.
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në këto homazhe për të shprehur veç dhimbjes, edhe solidaritetin me familjarët e oficerit të ndjerë e me kolegët e tij.
Ne mesazhin e tij kryeministri Berisha u shpreh:
“Erdha të shpreh të gjithë hidhërimin, pikëllimin e thellë, ngushëllimet për oficerin Sabit Caka të rënë në krye të detyrës të rënë burrërisht me një trimëri, me një vetëmohim të paparë.
Të ngushëlloj familjen, të ngushëlloj qytetarët e Peqinit, të ngushëlloj shokët bashkëluftëtarët e tij në komisariatin e policisë dhe të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit.
Uroj që familja të gjejë forcën për të përballuar këtë dhimbje të pa kompensueshme dhe shpirti i dëshmorit Caka, të rënit tonë në betejë me armikun e egër, me armikun e çdo qytetari të lirë të këtij vendi, që është krimi i organizuar, të gjejë paqen e merituar.
Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit, në çdo detyrë që ata ndodhen”.
Ndërkaq, dhimbja ka qenë mjaft e madhe për babin e katër fëmijëve dhe familjen Caka e cila ka humbur njeriun e saj të dashur.
Në pallatin e kulturës së Peqinit, janë kryer homazhe për të nga qindra qytetarë, shokë, miq, të njohur e pushtetarë lokalë.
Të pranishëm kanë qenë ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysen Burgaj, përfaqësues të lartë të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme.
Në homazhe kanë marrë pjese edhe përfaqësues të presidencës që vendosën një kurorë në emër të kreut te shtetit.
Homazhe janë kryer edhe nga nënprefekti i Peqinit Ali Gripshi, kryetari i bashkisë Ilir Rrusha, deputeti dashnor Sula, nga kryetari i bashksië së Elbasanit Qazim Sejdini e deputetja Valentina Leskaj.
Më pas, trupi i efektivit të vrarë është nisur për në varrezat e dëshmorëve në Elbasan ku i janë kryer edhe nderimet e fundit.