Ndeshja me Luksemburgun, humbasim Canën dhe Dallkun
TIRANE-Shqipëria ka humbur dy lojtarë tepër të rëndësishëm për ndeshjen e së martës ndaj Luksemburgut, në të cilëxn duhen patjetër tri piket. Kështu, Lorik Cana dhe Armend Dallku nuk do të jenë në këtë takim, për shkak të kartonave të marrë mbrëmë kundër Francës. Kartoni i Canës ishte ai që duhej evituar, duke qenë se kapiteni kuqezi shkoi të protestonte për një faull të kotë. "Janë dy lojtarë që luajnë në të njëjtin repart dhe kjo është më e keqja", tha pas takimit trajneri Josip Kuzhe.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)