Homoseksualët, Totozani: Tekstet shkollore diskriminuese, të rishikohen
TIRANE- Tekstet mësimore të Drejtësisë dhe Mjekësisë në Universitetin e Tiranës përmbajnë përkufizime jo shkencore dhe diskriminues për komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksual, transeksual).
Për këtë arsye institucioni i Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, që përmbajnë terminologji diskriminuese ndaj këtij komunitetit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni, Elona Demollari tha se “Avokati i Popullit u njoh nëpërmjet Ambasadës Pink dhe LGBT Pro Shqipëri, me shqetësimin mbi disa tekste mësimore në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, të cilët përmbajnë elemente dhe përkufizime jo shkencore e diskriminuese për komunitetin LGBT”.
Avokati i Popullit bëri të ditur se do t’u dërgojë brenda ditës së hënë një rekomandim të posaçëm për këtë çështje Ministrisë së Arsimit, rektorëve të universiteteve publikë e privatë dhe do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij rekomandimi dhe në përgjithësi të legjislacionit anti-diskriminim ndaj këtyre strukturave.
(m.a/GSH/BalkanWeb)