Vdekja e 11-vjecarit, Boçi: “Dantrolene”, mundësi jetese 3%
TIRANE- Vdekja e vogëlushit 11-vjeçar, Denis Almadhit, gjatë një ndërhyrjeje në sy ka ngjallur një sër reagimesh. Gjatë një interviste në “Gazeta Shqiptare” nëndrejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Besim Boçi ka sqaruar se medikamenti “Dantrolene”, i cili mund t’i shpëtonte jetën vogëlushit, nuk është i regjistruar në Shqipëri, por edhe po të ishte, mundësia e mbijetesës do ishte shumë e vogël, 2-3 përqind.
“Ky ilaç nuk është i regjistruar në Shqipëri. Por edhe nëse do ta kishim ilaçin, mundësia e shpëtimit do ishte 2-3%”, deklaroi Boçi. Duke iu referuar rasteve në Amerikë, ai tha se “në SHBA, 80% e rasteve përfundojnë me mortalitet”.
Ndër të tjera nëndrejtori i QSUT tha se në Shqipëri, probabiliteti i prekjes nga hipertermia malinje është 1 në 80 mijë.
Doktor ka pak ditë që në spitalin francez humbi jetën një fëmijë, ndërsa aktualisht po flitet për ilaçin “Dantrolene”, i cili do të mund të mbante në jetë vogëlushin, mund të na jepni një sqarim?
Ky medikament nuk është fare i regjistruar në Shqipëri dhe në QKKB dhe kjo do të thotë se asnjë prej distributorëve farmaceutikë nuk e disponon. Duke qenë se ky është një ndërlikim i rrallë, që ndodh gjatë anestezisë së përgjithshme apo anestezisë gjenerale, ka bërë që ky medikament të mos regjistrohet në vendin tonë. Ky ka qenë shkaku. Megjithatë ajo që dua të sqaroj në lidhje me medikamentin, duke iu referuar edhe të dhënave të mjekëve tanë reanimatorë, dua të theksoj se ky është një ndërlikim kërcënues për jetën, ku edhe në SHBA e ka vdekshmërinë 80 përqind, edhe pse injektohet medikamenti. Kjo do të thotë se ky medikament nuk është shumë efektiv për shpëtimin e jetës, pasi edhe nëse do të ishte përdorur ai ilaç përsëri mundësia e shpëtimit do të ishte 2 deri në 3 për qind. Megjithatë unë dua të theksoj se fëmijës i janë bërë të gjitha trajtimet e duhura në sallën operacionit edhe me medikamentet e tjera alternative si nga mjekët irlandezë, ashtu edhe ata shqiptarë. Ndërkohë theksoj se gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe keqkuptime në media lidhur me përdorimin e ilaçit dhe gjetjen e tij. Mendoj se nuk është koha e përshtatshme për gjetjen e ilaçit apo përfundime të tjera, pasi ne i kemi lënë fjalën e fundit drejtësisë dhe mjekësisë ligjore për ndërlikimin e ndodhur. Pas nënshtrimit të autopsisë, mjekësia ligjore do të përcaktojë edhe shkakun e vërtetë të komplikacionit. Komentet e tanishme janë të rënda për familjarët, pasi e rëndojnë edhe më shumë situatën e tyre.
Megjithatë përtej kësaj ngjarjeje, ju si drejtori spitali, por edhe Ministria e Shëndetësisë do të ndërhyjë që ky medikament të gjendet në sallat e operacionit?
Mendoj se është problemi i distributorëve farmaceutikë dhe iu siguroj që nëse ky medikament do të ishte në Shqipëri në çdo kompani farmaceutike apo distributor, drejtoria e QSUT-së do t’i gjente të gjitha mundësitë dhe që ky medikament do të merrej menjëherë.
Sa i shpeshtë është ky lloj komplikacioni, a i njeh literatura mjekësore këto?
Nga të dhënat e shefit të shërbimit të reanimacionit, por edhe në literaturë, ky është një ndërlikim shumë i rrallë, tek fëmijët që kanë kryesisht anomali të lindura, ku rezulton një rast në 15 mijë ndërhyrje dhe te moshat e rritura shpeshtësia e tij është 1 në 80 mijë, pra ky është një ndërlikim shumë i rrallë.
Doktor, sa operacione kryhen gjatë një viti në qendrën spitalore “Nënë Tereza”?
Gjatë një viti kryhen 15 mijë operacione.
Pra, nëse u përmbahemi statistikave, ka probabilitet që çdo pesë vjet një person të humbasë jetën nga hipertermia malinje?
Në mjekësi ndodhin të tilla gjëra, po u fute në operacion duhet t’i dish edhe risqet. Literatura e njeh edhe faktin se 1 në 16 mijë pacientë që u nënshtrohet operacionit të bajameve vdes. Ose thënë ndryshe, një pacient në 35 vite. Janë gjëra të pashmangshme.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)