Kakavijë, kapen 32 kg drogë në autobus, arratiset shoferi
KAKAVIJË- Të paktën 32 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar sot në mëngjes në një autobus në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas policisë droga është sekuestruar në autobusin e linjës Tiranë-Athinë me targë YHT9030, ndërsa shoferi i tij është shpallur në kërkim.
Policia sqaron se shoferi i mjetit Arben Hysesani nga Memaliaj me të marrë vesh që droga u konstatua nga policia, u largua menjëherë me autobus, të cilin e braktisi më pas në tokën neutrale mes Shqipërisë e Greqisë.
Mësohet se ai është fshehur në pyll, ndërsa policia ka nisur kërkimiet për gjetjen dhe arrestimin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)