Honda HRC, perplasja e pare Dovizioso-Pedrosa

Dy dite bashkejetese nen te njejten cati, ate te Honda-s zyrtare dhe kaq ka mjaftuar qe mes te sapoardhurit Dovizioso e spanjollit Perdoza te ndizen shkendijat.
“Hengra prane tij por ai as nuk mori inisiativen te me shikonte. Te njejten gje beri edhe menaxheri i tij”, eshte shprehur piloti italian, nje nga te rinjte me premtues te Moto GP.
Nderkohe, replika e iberikut ka qene e menjehershme dhe precize. “Eshte normale nje sjellje e tille pasi nje shok skuadre eshte edhe nje rival i mundshem”, u shpreh Pedroza, duke shpallur “luften” brenda skuderise Honda HRC.
Andrea Dovizioso u largua nga Honda satelit pasi dretuesit e vune re talentin e tij qe ne garat e para te ketij sezoni. Italiani do te zevendesoje tek Honda HRC ish kampionin e botes Nicky Hayden, i cili eshte transferuar per tek skuderia Ducati.