E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet: Massa merr garen, Hamilton titullin

Dueli Hamilton-Massa dhe Ferrari-McLaren ka rritur interesimin e bastexhinjve te cilet kane filluar te kuotojne fitoret e piloteve apo dhe te skuadrave.

Rikthehet serish situata e vitit te kaluar ne Formula 1, pasi Cmimi i madh i Brazilit do te vendose per kampionin e ri te garave me makina. 12 muaj me pare, ne pisten e Interlagos, Raikkonen arriti te fitoje trofeun me te rendesishem edhe pse ne renditje ishte prapa Hamiltonit.

Kete here eshte Felipe Massa ai qe do te kerkoje t’i rrembeje titullin anglezit, ne pisten ku ai ka dominuar ne dy vitet e fundit. Hamilton nga ana e tij duhet te mbroje avantazhin e 7 pikeve ne klasifikimin e pergjithshem, dhe vendi i peste ne fundjave do te ishte i mjaftueshem qe ai te shnderrohej ne kampionin me te ri ne moshe ne F1.

Dueli Hamilton-Massa dhe Ferrari-McLaren ka rritur interesimin e bastexhinjve te cilet kane filluar te kuotojne fitoret e piloteve apo dhe te skuadrave. Kompania e basteve Agicos e sheh felipe Massen favoritin kryesor te gares ne Brazil duke e kuotuar fitoren e tij me 2.25, kunder 2.75 te britanikut Hamilton, por persa i perket titullit, piloti i McLaren eshte nje hap perpara brazilianit te Ferrarit.

Shpallja e tij kampion eshte kuotuar me 3, ndersa rrembimi i titullit nga Massa eshte kuotuar me 5. Ndryshe eshte dueli Ferrari-McLaren, pasi kompanite e basteve shohin kokuqen italiane si favoriten per titullin kampion per konstruktore. Nuk eshte lene jashte kuotimit edhe nje perplasje mes dy piloteve rivale. Ai qe do vendose nje bast te tille do te mund te fitoje 20-fishin e parave te vendosura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›