E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev, Chelsea e do qe ne janar

Pas ofensives se Bayern Munich, tashme ne gare per maqedonasin eshte futur edhe klubi i Chelsea.

Shifrat flasin vete per Goran Pandev, i cili me Lacion ka shenuar 45 gola ne 129 ndeshje. Maqedonasi i skuadres bardhekalter eshte shnderruar ne nje lider te vertete te sulmit lacial dhe kjo ka bere qe ne drejtim te tij te vijne shume oferta.

Pas ofensives se Bayern Munich, tashme ne gare eshte futur edhe klubi i Chelsea. Sipas gazetes “Daily Mirror”, lojtari ballkanas me numrin 19 pelqehet shume nga tekniku brazilian Felipe Scolari qe kerkon ta kete ne grupin e tij, duke pare edhe krizen e Drogba per shkak te demtimeve te shumta qe ka pesuar lojtari afrikan gjate muajve te fundit.

Operacioni mund te mbyllet qe ne muajin janar nese bosi rus Abramovich do ofroje nje shume te konsiderueshme per presidentin Lotito, i cili nuk ka pranuar ta shese lojtarin per 12 milione euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›