E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guiza, Tottenham ne gjurmet e spanjollit

Guiza kerkohet nga Tottenham pasi largimi i Berbatov per tek Manchester United ne fillim te sezonit ka lene nje boshllek te madh ne repartin ofensiv te “gjelave” londineze.

E ardhme britanike per sulmuesin iberik kampion Europe, Dani Guiza. Lojtari i transferuar kete vere me shume buje per tek turqit e Fenerbahces mund te largohet qe ne muajin janar nga skuadra e Bosforit pasi tekniku qe e mori me vete, Luis Aragones e ka lane detyren per shkak te rezultateve te dobeta.

Guiza kerkohet nga Tottenham pasi largimi i Berbatov per tek Manchester United ne fillim te sezonit ka lene nje boshllek te madh ne repartin ofensiv te “gjelave” londineze. Ai u shpall shenuesi me i mire i Primera Division nje sezon me pare por me transferimin ne Turqi ai duket se e ka humbur nuhatjen per te shenuar.

Nga ana tjeter, shoqeria turke nuk kerkon te mbaje me ne skuader nje lojtar te sjelle ne Stamboll nga tekniku Aragones, pasi projektet e verdhezinjve kane ndryshuar tashme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›